Tragjedia në stadium, po hetohen 3 shkaqet e mundshme që çuan në vdekjen e 174 tifozëve

Nga A2 CNN
2 Tetor 2022, 11:00 | Futboll

Autoritetet indoneziane do të hetojnë shkaqet e asaj që ndodhi në stadiumin Kanjuruhan, pas ndeshjes Arema FC-Persebaya Surabaya.

Për momentin, ka tre versione. I pari fajëson për tragjedinë veprimet e policisë, e cila hyri në fushën e lojës duke përdorur shkopinj dhe gaz lotsjellës ndaj tifozëve; E dyta, fajëson mbipopullimin e stadiumit. Kishte vend për 38 000 njerëz dhe në të ishin më shumë se 42 000; E treta, fajëson mangësitë në siguri. Këto gabime në protokoll vonuan mbërritjen e ndihmës mjekësore.

https://a2news.com/2022/10/02/tragjedi-ne-stadiumin-e-indonezise-129-viktima-pas-ndeshjes-se-futbollit/

Për momentin, bilanci i tragjedisë së stadiumit në Indonezi është 174 të vdekur dhe 180 të plagosur, në atë që është tragjedia më e rëndë në botën e sportit në 50 vitet e fundit, e tejkaluar vetëm nga 384 vdekjet në vitin 1964, në një ndeshje mes Perusë dhe Argjentinës, të luajtur në Lima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos