Kukësi merr 3 pikë në transfertë, barazon Egnatia

Nga A2 CNN
1 Tetor 2022, 17:09 | Futboll
Kukësi merr 3 pikë në transfertë, barazon Egnatia

Kukësi ka marrë një fitore tepër të rëndësishme në javën e 6 të Kategorisë Superiore duke dalë nga zona e ftohet e fundit të renditjes.

Ekipi verilindor arriti të fitojë me rezultatin e ngushtë 0-1 përballë Laçit i cili vijon të tregojë një formë jo të mirë në këtë sezon.

Mjaftoi një gol i Barbosës në minutën e 20 të takimit që u përkthye në tre pikë për ekipin e Kukësit.

Në ndeshjen tjetër të së shtunës Egnatia barazoi 0-0 përballë Kastriotit, në një takim ku ndarja e një pike mes dy skuadrave dukej se ishte objektivi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos