Tragjedia shtyu ''8 dhjetorin'', Berisha dhe Basha, sulm Ramës edhe për “anti-shpifjen”

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2019, 22:07 | Politikë
Tragjedia shtyu ''8 dhjetorin'', Berisha dhe Basha, sulm

Lulzim Basha dhe Sali Berisha ashpërsuan tonet ndaj qeverisë për përballimin e situatës së 26 Nëntorit. Lideri opozitar Basha  tha se tërmeti tregoi se ekzekutivi ka rënë ndërsa paraardhësi Berisha foli për krim shtetëror në Thumanë. Basha e Berisha kundërshtuan edhe paketën anti-shpifje duke deklaruar se po i shpallet luftë fjalës së lirë. 

Tërmeti i 26 nëntorit sipas kreut të PD, Lulzim Basha dëshmoi se qeveria shqiptarë kishte rënë për shkak të korrupsionit në çdo sektor.

Në akademinë politike organizuar nga forumi i Partisë Demokratike, ish-lideri demokrat ishte më i ashpër kur akuzoi për krim shtetëror në Thumanë.

“Pallatet e Thumanës ishin të pabanueshme qysh në shtator. Po të ishin strehuar diku tjetër , të 24 do të ishin të gjallë”, deklaroi ish-kryeministri.

Basha dhe Berisha folën me një zë kundër paketës anti-shpifje te qeverisë, që sipas tyre është luftë ndaj fjalës së lirë.

https://a2news.com/2019/12/15/anti-shpifja-dita-e-fundit-e-paketes-ne-komisionet-e-kuvendit/

“Kjo Qeveri këtë të mërkurë do të paraqesë në Parlament dy projektligje që janë asgjë më pak se shpallje lufte ndaj fjalës së lirë. Kjo qeveri sjell vetëm varfëri dhe emigracion, kjo është e vërteta që duan të shtrembërojnë me cenimin e fjalës së lirë”, tha kryedemokrati Basha.

Aktiviteti u mbaj në 9-vjetorin e lëvizjes së lirë. Lulzim Basha apeloi qeverinë të mos humbasë më kohë dhe të mos pengojë integrimin, por të plotësojë kushtet e Bundestagut me qëllim që Shqipëria të çelë negociatat.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos