
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd- Qafë Thanë, në vendin e quajtur "kthesa e gomave".
Një trajler me drejtues shtetasin A.H., banues në Durrës, si pasojë e lagështirës ka goditur autobusin me drejtues shtetasin Th.K., banues në Elbasan. Si pasojë e aksidentit, shtetasja R.H., 82 vjeç, ka ndërruar jetë.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë shtetaset D.M., 63 vjeç dhe A.G., 44 vjeç, jashtë rrezikut për jetën, të cilat ishin pasagjere në autobus. (A2 Televizion)