
Një 34 vjeçar është vrarë këtë të mërkurë, në fshatin Zall Xhuxhë në Fant të Mirditës. Rrethanat e vrasjes janë ende të paqarta, por sipas Policisë, viktima është shtetasi Eri Zefi, 34 vjeç, banues në Kurbin.
34-vjeçari është vëllai i Ndue Zefit, i akuzuar si autori i vrasjes së ndodhur në Durrës në shkurt të këtij viti në zonën e ish kënetës, ku pas një konflikti, qëlloi me kallashnikov Martin Ndrecën, i cili po kthehej në shtëpi me një automjet.
Policia e Komisariatit të Policisë Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)