
Në sport, nuk
është gjithmonë e rëndësishme të fitosh, por të marrësh pjesë. Një frazë
ngushëlluese, të cilën te Vllaznia, të paktën në boks nuk e njohin. Skuadër e
mbushur me yje dhe për vite dekada dominuese në Kampionatin Kombëtar. Por, këtë
vit është ndryshe.
Mbështetja nga bashkia mungon dhe si shumë sporte të tjerë, edhe boksi është
lënë në harresë. Në situatën e krijuar, trajneri legjendar, Zef Gjoni, kërcënon
me largim. Një lëvizje e cila do të ishte fatale për Shkodrën, sepse nëse do të
zgjidhte të përfaqësonte një tjetër qytet, trajneri do të ndiqej nga sportistët
më të mirë.
“Kemi marrë
masat tona për stërvitjen, por kësaj radhe do të jemi të kënaqur dhe më vendin
e dyt. Gjithmonë problemet financiare do të jenë deri sa të jenë këta drejtues
që po e çojnë sportin e Shkodrës në këtë gjendje. Unë do të përfaqësohem
ndoshta me ndonjë cikël tjetër, por me këtë gjendje nuk mund të vazhdohet”,deklaroi
Zef Gjoni.
Zef Gjoni është njeriu që e ka udhëhequr Vllazninë drejt 22 titujve kampionë në
26 vitet e fundit, prej rilindjes së sportit të boksit në Shqipëri në vitin
1992. (A2 Televizion)