1667 – Kryhet transfuzioni i parë i gjakut tek një njeri, nga Dr. Jean-Baptiste Denys. Mjeku francez kaloi me sukses rreth 350 gram gjak nga një dele, në një djalë 15-vjeçar, i cili kishte humbur gjak. Djali mbijetoi. 1877 – Henry Ossian Flipper bëhet i pari kadet afro-amerikan, që diplomohet nga Akademia Ushtarake e Shteteve të Bashkuara. 1896 – Cunami më vdekjeprurës në historinë e Japonisë vret më shumë se 22.000 njerëz. 1954 – Në Wheaton, pranë Çikagos, Illinoi, lindi James Jim Belushi, aktor, komedian, muzikant. Babai i Xhimit ishte emigrant shqiptar; nëna e tij, Agnes, ishte bijë emigrantësh shqiptarë nga Ohajo. Jim ishte i treti i katër fëmijëve të familjes Belushi. Vëllai më i madh, John, i cili gjithashtu u rrit të bëhej aktor i njohur komik, vdiq tragjikisht nga një mbidozë droge në vitin 1982, në moshën 33 vjeçare, në kulmin e suksesit. 1954 – Formohet në Basel të Zvicrës, UEFA (Bashkimi i Shoqatave Evropiane te Futbollit). 1978 – Mbreti Hussein i Jordanisë martohet me amerikanen Lisa Halaby, e cila merr emrin mbretëresha Noor. 1994 – Izraeli dhe Vatikan vendosin marrëdhënie të plota diplomatike. Sot këto marrëdhënie shihen nga të dy palët, si të balancuara në aspektin politik dhe teologjik. Papa Françesku vizitoi Izraelin maj 2014. 2010 – U nda nga jeta në Beograd Bekim Fehmiu, aktor shqiptar. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet, që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike dhe atë botërore.
(A2 Televizion)