Transportonte klandestinë, kapet në Korçë 41-vjeçari nga Belgjika

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2020, 12:04 | Kronikë
Transportonte klandestinë, kapet në Korçë

Një 41-vjeçar i huaj është vënë në pranga, ndërsa transportonte emigrantë të paligjshëm.

Sikurse njofton policia, shtetasi M.A, banues në Belgjikë u arrestua në flagrancë në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip "Honda", 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos