Transportonte në furgon 12 klandestinë drejt Kosovës, arrestohet 33-vjeçari

Nga A2 CNN
15 Shtator 2021, 09:41 | Kronikë
Transportonte në furgon 12 klandestinë drejt Kosovës, arrestohet

Forcat e policisë të Lezhës kanë arrestuar në flagrancë një 33- vjeçar që po transportonte drejt Kosovës disa klandestinë.

Arrestimi u krye në autostradën Milot-Morinë, ku në një furgon të tipit “Benz”, pas një kontrolli të kryer si pasojë e disa informacioneve të marra, u gjenden 12 shtetas të huaj.

Bëhet fjalë për klandestinë që i drejtoheshin Kosovës, për të ndjekur më pas rrugën që do t’i çonte drejt kufijve të Bashkimit Europian.

I arrestuari, shofer i furgonit, është shtetasi me inicialet I.N, banues në Fushë-Krujë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos