
Një situatë e pazakontë është regjistruar në një qendër pritëse në Agrigento të Italisë, ku 65 emigrantë hodhën gurë dhe sende të forta ndaj forcave të policisë. Ngjarja u regjistrua pranë rajonit Mose dhe mes të tjerash emigrantët i vunë zjarrin dhe dyshekëve duke shkaktuar në këtë mënyrë dhe një vatër zjarri.
3 policë mbetën të plagosur ndërsa raportohet se shumë emigrantë kanë arritur të largohen nga qendra ku ishin në karantinë.
"Këtë mbrëmje u regjistrua një tjetër revoltë e emigrantëve, të cilët shkaktuan një zjarr, sulmuan policinë dhe më pas u larguan nga qendra edhe pse ishin në karantinë”, u shpreh sekretari i federatës sindikaliste të policisë, Valter Mazzetti.
Ngjarja ndodhi pasi shumë prej emigrantëve e kishin përfunduar periudhën e karantinës anti-Covid dhe për këtë arsye kërkonin të transferoheshin në struktura të tjera. Për këtë arsye shpërthyen dhe përleshjet në mbrëmje. (A2 Televizion)