“Lakuriqët e natës përmbajnë të tjera koronaviruse që mund të kalojnë te njeriu”

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2020, 17:44 | Bota
“Lakuriqët e natës përmbajnë të tjera

“Lakuriqët e natës, që jetojnë në rajonet jugore dhe jugperëndimore të Kinës, kanë lloje të tjera koronavirusesh që mund të kalojnë te njerëzit, ashtu siç ndodhi me SARS-CoV-2”. Ky është paralajmërimi i Shi Zhengli, virologe e Institutit të Virologjisë së Wuhanit.

Ekspertja kineze u shpreh në një seminar të zhvilluar në Francë se koronaviruset nuk duhen kërkuar vetëm në Kinë: “Kërkimi duhet zgjeruar edhe në vende në jug të Azisë”.

Por, profesori David Robertson, i cili studion viruset në Universitetin e Gllasgout, tha për “The Guardian” se hetimet duhet të vijojnë të jenë të përqendruara në Kinë: “Jemi shumë të sigurtë se koronavirusi që ka shkaktuar pandeminë ka ardhur nga lakuriqët e natës të importuar nga Kina”.

Studimi i fundit i publikuar në “Nature Microbiology” tregoi se koronavirusi i ri mund të ketë ekzistuar mes lakuriqëve të natës për 40 ose 70 vite, pa u zbuluar.

Ky përfundim, sipas Mark Pagel të Universitetit të Redingut, është shqetësues, pasi tregon se mund të ketë shumë viruse të tjera të panjohura që mund të infektojnë njerëzit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos