
A2 CNN sjell ekskluzivisht momentin e ndalimit të një shtetasi në Gjirokastër, pjese e listës së personave të padëshiruar. Në pamje duket qarte kundërshtimi qe ai i ka bërë uniformave blu.
Ngjarja ka ndodhur në kohën kur po mbaheshin homazhet për ceremoninë përkujtimore të 40 ditëve pas vrasjes së Kostandinos Kacifas në Gjirokastër. Për të shmangur incidente të mundshme, policia kufitare ka ndaluar mbi 200 persona, mes tyre dhe 3 gazetarë.
Paralelisht me këto zhvillime, kishte edhe protestë përpara konsullatës greke në Gjirokastër. Edhe atje nuk u shmangen incidentet, kur një person kërkoi të ndërhyjë në protestë. Banoret kërkuan largimin e tij, duke pretenduar se ishte i infiltruar grek. (A2 Televizion)