
Maqedonia e Veriut ka regjistruar 8 raste të reja me koronavirus. Autoritetet dhanë gjithashtu lajmin e mirë se asnjë person nuk ka ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit.
Vendi fqinj ka regjistruar 31 pacientë të shëruar ndërsa 255 raste mbeten aktive.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 155.640, numri i të shëruarve është 149.908 kurse I viktimave mbetet 5477. (A2 Televizion)