Tre vrasësit në listën e më të kërkuarve në Shqipëri

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2020, 12:28 | Kronikë

Policia e Shtetit publikoi foto dhe detaje të tre personave të radhës nga lista e më të kërkuarve në Shqipëri.

Tre personat janë dënuar për vrasje të ndodhura nga viti 1997 deri në vitin 2000.

Gentian (Eugen) Sula

Në datën 19 mars 1997, në lagjen nr. 5, Korçë, shtetasi Gentian (Eugen) Sula, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri, në banesën e tij, shtetasin B. F. dhe si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka gjetur vdekjen edhe bashkëpunëtori i Gentianit, shtetasi D. B.  Gentian (Eugen) Sula është dënuar nga Gjykata e Apelit Korçë, me 25 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Besnik Lamçja

Në datën 27 qershor 2000, në vendin e quajtur "Magazinat e tregtisë", në rrugën "Siri Kodra", Besnik Lamçja, në bashkëpunim me shtetasin E. Ç., ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. U. Besnik Lamçja është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim" dhe “Vjedhja me armë”.

Kujtim Qordja

Në datën 17 janar 1999, në vendin e quajtur “Ura e Babrroit”, shtetasi Kujtim Qordja ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. U. (H). Kujtim Qordja është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos