Tregtia me Gjermaninë bie edhe poshtë niveleve të vitit pandemik 2020

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2022, 16:27 | Ekonomi

Tregtia me Gjermaninë po rrudhet. Shqipëria po merr më pak mallra nga ekonomia më e fortë e Europës. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në harkun e muajve janar-shtator u importuan rreth 96 mijë tonë mallra nga Gjermania shifër kjo ndjeshëm më e ulët se një vit më parë e madje edhe 2020-s, vit i cili u karakterizua nga bllokada në kufij si pasojë e pandemisë Covid-19.

https://youtu.be/NB_NB39S-NE

Të dhënat e INSTAT tregojnë se importet në këto nëntë muaj u përqendruan te makineritë, pajisjet e pjesët e këmbimit, ushqimet, produktet kimike, plastike, ato të drurit e letrës.

Në proces tkurrje janë edhe eksportet e mallrave shqiptarë drejt Gjermanisë që sipas INSTAT në harkun e muajve janar-shtator ranë në 18 mijë tonë nga më shumë se 20 mijë tonë vitin e shkuar.

Drejt Gjermanisë u eksportuan kryesisht te ushqimet, pijet, duhani, lëndët minerare e ato djegëse, materialet e ndërtimit si dhe tekstilet apo këpucët.

E teksa shkëmbimet tregtare mes dy vendeve po tkurren, hendeku në deficitin tregtar, pra raporti mes eksporteve dhe importeve po vijon të thellohet. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/04/11/marredheniet-ekonomike-shqiperia-me-pak-e-lidhura-ne-rajon-me-gjermanine-per-tregtine-dhe-investimet/
https://a2news.com/2022/10/18/ska-patriotizem-ne-tregti-ndarja-shqiperi-kosove-thellohet-ne-import-eksport/
https://a2news.com/2021/12/02/tregtia-me-shba-eksportet-edhe-importet-ne-nivelin-me-te-larte-ne-5-vitet-e-fundit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos