
Astrit Patozi, në “Intervistë” me Merita Haklajn, në A2 CNN, theksoi se Lulzim Basha “është produkti më kallp” i asaj që kreu i Partisë Demokratike e quan “Trekëndëshi i Bermudës”.
“Si mund ta durosh që një humbës serial si Lulzim Basha, të flasë për trekëndëshin e Bermudës? Në një kohë që ai është produkti më kallp i të keqes politike, që ky e quan trekëndëshi i Bermudës. Sali Berishën e ka pasur tutor dhe ka qenë i nënshtruari i tij prej vitesh, ndërsa me Ilir Metën ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë në shumë raste. Mbi të gjitha, me këta të dy e ka lidhur edhe miqësia familjare, gjë që nuk më ka pëlqyer kurrë”, u shpreh Patozi.
“Edhe raporti i tij me Edi Ramën është po aq ulëritës, pasi ka bërë marrëveshjen e 17 majit, që është pazari më i poshtër politik në këto 31 vite. Me Ramën ka bashkëqeverisur 6 muaj, për të mos thënë për marrëdhëniet e nëndheshme që kanë”, shtoi Patozi. (A2 Televizion)