Të paktën 3 persona humbën jetën dhe më shumë se 50 të tjerë mbetën të lënduar pasi një tren doli nga shinat në shtetin amerikan të Montanës.
Treni me pasagjerë i “Amtrak Empire Builder” u aksidentua në orët e pasdites, shumë pranë qytetit të vogël të Joplin.
Ai po udhëtonte nga Chicago to Seattle dhe ato momente brenda tij ndodheshin 141 pasagjerë dhe 16 pjesëtarë të stafit.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërkohë që bordi kombëtar i sigurisë së transportit ka nisur një hetim. (A2 Televizion)