“Bohemian Rhapsody” ishte fituesi i dy çmimeve kryesorë në ceremoninë e “Golden Globes”, në një mbrëmje të mbushur me të papritura.
Filmi biografik për liderin e grupin Queen, Fredi Merkuri mori “Globin e Artë” si drama më e mirë, duke lënë të zhgënjyer pretendentin kryesor, romancën “A Star is Born”.

Rami Malek që interpreton rolin e Merkurit, u vlerësua si aktori më i mirë. Edhe pse ishte kandiduar për 5 çmime, romanca “A Star is Born” mori vetëm një trofe, atë për këngën më të mirë origjinale, me “Shallow”.

Green Book ishte fituesi tjetër i madh , duke e mbyllur mbrëmjen me tre “Globe të Artë” si për komedinë, skenarin dhe aktorin më te mirë në rol mbështetës.
Glen Clos u shpall si aktorja më e mirë duke mundur rivalen Ladi Gagën, e cila pritej të fitonte për rolin në “A star is born”. (A2 Televizion)