Trofeu i parë në histori, festa elektrizuese e Egnatias në foto

Nga A2 CNN
1 Qershor 2023, 22:45 | Futboll

Kupa e Shqipërisë pas 120 minutash lojë në ‘Elbasan Arena’ midis Tiranës dhe Egnatias, do të shkojë në Rrogozhinë, për të parën herë në historinë e futbollit shqiptar.

Egnatia arrin kështu një triumf që shumë pak mund ta kishin menduar në nisje të këtij sezoni futbollistik, duke mposhtur bardheblutë me shifrat 1-0.

Pas sigurimit të pjesëmarrjes në Europë nëpërmjet vendit të tretë në renditjen e Superiores, Egnatia ka arritur të dalë dhe me një trofe, duke konfirmuar momentin e tyre magjik.

Pas përfundimit të sfidës ekipi rrogozhinas dhe stafi drejtues janë bërë pjesë e një feste elektrizuese në tapetin e gjelbër të “Elbasan Arena”, duke i dhënë jetë një gëzimi legjitim të tyre pas ngritjes së trofeut nga kapiteni Xhekson. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos