Trofeun nuk e fitoi dot, Cristiano ngushëllohet me golin më të bukur të Champions-it

Nga A2 CNN
27 Gusht 2020, 16:00 | Futboll
Trofeun nuk e fitoi dot, Cristiano ngushëllohet me golin më të

Goli më i bukur i sezonit 2019/2020 është i Cristiano Ronaldos. Sulmuesi i Juventusit mori çmimin nga UEFA për golin e fitores 2-1 kundër Lionit, në ndeshjen e kthimit të 1/8-ve.

Një kryevepër nga distanca, me topin që përfundoi në trekëndësh, por që nuk mjaftoi për t’i dhënë kualifikimin bardhezinjve.

Ishin rreth 400 000 tifozët që votuan për golin më të bukur të sezonit, me Sabitzer (Leipzig) dhe Cuadrado (Juventus) që fituan respektivisht çmimin e dytë dhe të tretë. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/CEZRiGLiSJL/?igshid=ksmy7w7k50n4

A2 CNN Livestream

Latest Videos