Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit mbrëmjen e së shtunës, ku tre persona janë vrarë në afërsi të metalurgjisë, në lagjen “Katund i Ri”. Gazetari i A2, Julian Kasapi raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15 kur mbi një automjet tip Range Rover me targa rumune që ishte në lëvizje është qëlluar me breshëri automatiku. Sipas policisë, makina në të cilën udhëtonin Arben Dylgjeri, 56 vjeç, Endrit Alibej (34) dhe shtetasi turk Erdal Duranay (51) u qëllua me armë nga një tjetër automjet. (A2 Televizion)
Tronditet Elbasani, vriten me armë 3 persona
