Pas nisjes së bombardimeve të Rusisë në Ukrainë, bursat botërore kanë pësuar ndër tronditjet më të mëdha të dekadës së fundit. Çmimet e naftës së papërpunuar kanë arritur në mbi 100 dollarë për fuçi, nivele që nuk janë parë nga shtatori i vitit 2014, shoqëruar me frikën se mund të ketë ndërprerje të furnizimeve, nëse sanksionet e Perëndimit prekin eksportet ruse. Shtrenjtim me gati 10 për qind kanë pësuar edhe tregjet e energjisë elektrike dhe grurit e miellit. (A2 Televizion)
Tronditja që Putin i dha tregjeve ndërkombëtare, luhatja më e madhe e dekadës
