Tropoja "zonë e kuqe", qytetarët ende të pandërgjegjësuar për masat

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2020, 13:10 | Aktualitet
Tropoja "zonë e kuqe", qytetarët ende të

Qyteti i Tropojes gjatë gjysmës së parë të muajit nëntor ka shënuar një numër të lartë infektimesh ditore me COVID 19, ndërkohë që ndodhet në zonën e kuqe në hartën kombëtare të përhapjes së virusit.

Një pjesë e banorëve te qytetit verior thonë se po i respektojnë masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit, por sipas tyre shumica e qytetarëve janë ende të pandërgjegjësuar sa duhet.

Madje, ka qytetarë që pa maska, shprehen se po i respektojnë protokollet, por vetëm aty ku ka grumbullime. Përballë kësaj situate, Bashkia e Tropojës ka nxjerrë edhe një urdhër administrativ përmes të cilit apelon për kujdes të shtuar në këtë situatë të rëndë pandemie, si dhe duke pasur parasysh që dimri po troket dhe temperaturat kanë filluar të bien ndjeshëm, duke favorizuar përhapjen e virusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos