Trump: Besoj se virusi është krijuar në një laborator në Wuhan

Nga A2 CNN
1 Maj 2020, 08:34 | Bota
Trump: Besoj se virusi është krijuar në një laborator

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se beson që koronavirusi është përhapur nga një laborator në Wuhan të Kinës dhe theksoi se ka ndërmend t’i kërkojë 1 trilion dollarë dëmshpërblim shtetit aziatik.

Gjithashtu, ai la të kuptohej se qeveria e tij po mendonte për mënyra për të ndëshkuar Kinën.

Kur u pyet nëse besonte se origjina e virusit është Instituti i Teknologjisë së Wuhanit, Trump tha: “Ashtu besoj”.

Pyetjes nëse po konsideronte që të mos i paguante Kinës borxhet që i ka SHBA-ja, Trump u shpreh se do të vepronte ndryshe, duke lënë të kuptohej se SHBA-ja do t’i imponojë tarifa rreth 1 trilion dollarë Kinës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/04/30/virusi-u-krijua-ne-laborator-kina-kerkon-ndalimin-e-akuzave-kontrolloni-pandemine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos