



Jared Kushner dhe Ivanka Trump 
Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez 
Tom Cruise 
Princesha Diana 
Princi William dhe Kate 
Will Smith 
Jackie Kennedy 

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro 
Emmanuel Macron dhe bashkëshortja Briggitte 
Barack dhe Michele Obama 
Justin Trudeau, bashkëshortja Sophie dhe fëmijët 
Hillary Clinton dhe e bija, Chelsea
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania, vizituan Taj Mahal-in, në ditën e parë të udhëtimit të tyre në Indi. Monumenti simbol i dashurisë ishte ndalesa e dytë e vizitës 36-orëshe të kreut të Shtëpisë së Bardhë.
Donald dhe Melania Trump, i shtohen kështu listës së gjatë të personaliteteve politike, familjeve mbretërore, aktorëve dhe personazheve të tjerë të famshëm që vizitojnë Taj Mahal-in, një mauzoleum prej fildishi dhe mermeri, i ndërtuar në periudhën e viteve 1632-1643.
Më herët, kryeministri Narendra Modi, bashkë me dhjetëra, mijëra indianë të tjerë, i uruan mirëseardhjen presidentit amerikan, pas mbërritjes në vendlindjen e Modit, Guajarat. Liderët e dy demokracive më të mëdha në botë do të takohen të martën, por nuk pritet të nënshkruhet ndonjë ujdi e rëndësishme.
Trump mbajti një fjalim për mijëra qytetarët e mbledhur në stadiumin e kriketit të Moteras, ku tha se India do të ketë gjithmonë një vend të veçantë ne zemrat e amerikaneve. Liderit amerikan iu rezervua një pritje shumëngjyrëshe në qytetin verior të Agras, ku u përfshinë kërcimtarë të veshur si pallonj dhe kuaj. (A2 Televizion)