Rritet me ritme të frikshme bilanci i viktimave nga virusi, autoritetet zbulojnë detajin e ri

Nga A2 CNN
28 Janar 2020, 08:06 | Bota

Vijon të rritet me ritme të frikshme bilanci i viktimave nga koronavirusi i ri që ka prekur Kinë. 106 raportohet të ketë shkuar numri i viktimave nga virusi misterioz, nga 81 që u raportuan një ditë më parë, ndërsa numri i të prekurve ka arritur në 4515.

E ndërsa shqetësimet shtohen rreth impaktit që do të ketë në ekonominë e dytë më të madhe në botë, autoritetet shëndetësore nxjerrin një detaj të ri rreth koronavirusit duke shtuar se të gjithë viktimat përveç 6 prej tyre janë nga qendra e Wuhanit, ndërkohë që ditën e sotme u regjistrua dhe i pari në Pekin.

Edhe pse virusi është shfaqur dhe në vende të tjera, me Sri Lankën dhe Kamboxhian, të fundit në listë, nuk raportohen raste viktimash jashtë Kinës.

https://a2news.com/2020/01/28/4-dite-nga-nisja-e-punimeve-merr-forme-spitali-ne-wuhan/

Wuhan, një qytet me 11 milionë banorë në provincën Hubei, nga dyshohet se e ka origjinën dhe virusi i ri vdekjeprurës është vendosur nën karantinë. Shërbimet publike, transporti mbi të gjitha janë ndërprerë.

Aksionet globale ranë përsëri ndërsa çmimet e naftës pësuan uljen më të madhe në tre muaj, dhe monedha juan e Kinës u zhyt në nivelin e saj më të dobët për vitit 2020, ndërsa investitorët shqetësohen për dëmet në ekonomi nga ndalimi i udhëtimeve gjatë periudhës së pushimeve të Vitit të Ri Hënor, të cilin autoritetet e zgjatën me një përpjekje për të mbajtur njerëzit e izoluar në shtëpi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos