Zjarri përfshin portin e vogël, 8 viktima dhe 35 varka të mbytura

Nga A2 CNN
28 Janar 2020, 09:02 | Bota
Zjarri përfshin portin e vogël, 8 viktima dhe 35 varka të mbytura

Të paktën 8 persona raportohet të kenë humbur jetën si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu një port të vogël që përdoret për ankorimin e varkave dhe jahteve në Alabama.

Zjarri u përhap me një shpejtësi të madhe, ndërsa njerëzit ishin duke fjetur në varkat e tyre në portin Jackson County Park në Scottsboro, i cili u shkatërrua totalisht.

Zjarri nisi rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe përfshiu mbi 35 varka, disa prej të cilave përdoreshin dhe si shtëpi. Identiteti i viktimave ende nuk është bërë i ditur.

Shtatë persona arritën të shpëtonin duke u hedhur në ujë dhe tashmë ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë që ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet dhe në varkat e mbytura për t’u siguruar që nuk ka viktima të tjera.

Për shefin e shërbimit zjarrfikës në Scottsboro, Gene Necklaus, kjo ishte një nga ngjarjet më tragjike që kishte parë. Ai friksohet se bilanci i viktimave nga kjo tragjedi mund të jetë dhe më i madh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos