Franca, luftë emigracionit të paligjshëm, mbyllet një tjetër kamp në Paris

Nga A2 CNN
28 Janar 2020, 08:25 | Bota
Franca, luftë emigracionit të paligjshëm, mbyllet një

Policia franceze bën me dije se ka nisur largimin e qindra emigrantëve që qëndronin prej kohësh në një kamp ilegal në pjesën veriore të Parisit, si pjesë e angazhimit të qeverisë për të marrë masa ndaj emigracionit të paligjshëm.

Në një deklaratë për mediat policia njofton zhvendosjen e emigrantëve nga kampi i improvizuar në rajonin Porte d’Aubervilliers, në veri të Parisit.

Që nga mbyllja e kampit të madh të Calais në vitin 2016, shumë prej refugjatëve u zhvendosën në Paris. Autoritetet, herë pas here kanë mbyllur kampet ilegale të emigrantëve, por ato janë rishfaqur në zona të ndryshme, muaj më vonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos