Aksidentohet autobusi në Iran, viktima dhe shumë të plagosur

Nga A2 CNN
28 Janar 2020, 08:36 | Bota
Aksidentohet autobusi në Iran, viktima dhe shumë të plagosur

Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur në Iran. Një autobus është aksidentuar në autostradën që lidh Teheranin me qytetin Shiraz, ku për pasojë të paktën 9 persona raportohen të vdekur, ndërsa 18 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Disa ambulanca mbërritën në vendngjarje, duke transportuar të plagosurit drejt spitalit. Shkaqet e këtij aksidenti tragjik janë të paqarta.

Kohët e fundit, Irani është përfshirë nga ngjarje mjaft tronditëse, të cilat kulmuan me rrëzimin e avionit ukrainas, ku humbën jetën 176 persona, pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani nga SHBA. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/01/27/avioni-me-135-udhetare-perfundon-ne-mes-te-autostrades/

A2 CNN Livestream

Latest Videos