
Lideri i opozitës në Venezuelë, Huan Guaidó, ka zhvilluar takime të fshehta me ushtrinë për të siguruar mbështetje për rrëzimin e Nikolas Maduro. Guaido u vetëshpall president i përkohshëm më herët gjatë muajit.
Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete të Amerikës Latine e njohën menjëherë, ndërsa Kina dhe Rusia përkrahin rivalin Maduro. Mbështetja e ushtrisë konsiderohet si vendimtare për qëndrimin në pushtet të pasuesit te Chavez.
Maduro nisi mandatin e tij të dytë pas zgjedhjeve të kontestuara. Shumë kandidatë të opozitës nuk u lejuan të merrnin pjesë në zgjedhje ose u burgosën.
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të mërkurën në “Twitter” se lufta për lirinë në Venezuelë kishte filluar. (A2 Televizion)