
Si të mos mjaftonte Groenlanda, Trump vijon me deklaratat kontroverse edhe në një tjetër front. Presidenti amerikan tha se hebrenjtë amerikane që votojnë për Partinë Demokratike, ose janë të paditur ose të pabesë.
Ai ju referua ligjvënëseve demokrate Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib, të cilat i akuzon për antisemitizëm.
“Ku ka shkuar Partia Demokratike? Ku po shkojnë, duke mbrojtur këto dy persona përballë shtetit të Izraelit. Mendoj se çdo shtetas hebre që voton për një demokrat, tregon se ka mungesë totale informacioni ose është totalisht pabesë”, deklaroi presidenti amerikan. (A2 Televizion)