President Donald Trump and first lady Melania Trump stop to talk with the media as they walk to board Marine One on the South Lawn of the White House, Wednesday, Jan. 20, 2021, in Washington. Trump is en route to his Mar-a-Lago Florida Resort. (AP Photo/Alex Brandon) WASHINGTON, DC - JANUARY 20: Marine One lifts off carrying President Donald Trump and first lady Melania Trump as they depart from the White House ahead of the inauguration of U.S. President-elect Joe Biden on January 20, 2021 in Washington, DC. (Photo by Patrick Smith/Getty Images) President Donald Trump and first lady Melania Trump arrive on Marine One before boarding Air Force One at Andrews Air Force Base, Md., Wednesday, Jan. 20, 2021.(AP Photo/Manuel Balce Ceneta)
Në fjalimin e tij të fundit si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bazën ajrore “Andrews”, Donald Trump refuzoi një tekst të parapërgatitur nga ndihmësit e tij. Ai gjithashtu nuk përmendi me emër pasuesin e tij Joe Biden, por foli për të mirat që, sipas tij, ka arritur të përmbushë në 4 vitet si president.
“Ishin 4 vite të mrekullueshme, kemi bërë aq shumë gjëra bashkë. Dua të falënderoj familjen, miqtë dhe të gjithë të tjerët. Njerëzit nuk e dinë se sa shumë ka punuar kjo familje. Mund të kishte pasur një jetë shumë më të lehtë. Ishte diçka shumë e veçantë”, tha presidenti.
“Nuk ishim një administratë të zakonshme. Rregulluam ushtrinë dhe veteranët. Ulëm taksat. Shpresoj të mos i rrisin taksat, por nëse e bëjnë, ju pata thënë. Prandaj patëm edhe shifra kaq të mira në punësim. Po të mos ishim goditur nga pandemia do të kishim pasur shifra të jashtëzakonshme. Deri në shkurt (2020) kishim shifrat më të mira ndonjëherë”.
“Vaksina ishte një mrekulli e mjekësisë. E bëmë për 9 muaj, në vend që për 9 vite. Muajt e ardhshëm do të shihni shifra të jashtëzakonshme në ekonomi. Kemi punuar shumë. Kemi lënë gjithçka në fushë.
Ka ende shumë gjëra për të bërë. Gjëja e parë është të kujtojmë viktimat e virusit kinez.
Jeni të mrekullueshëm. Ky është një vend madhështor. Ishte nderi dhe privilegji im më i madh që të isha presidenti juaj. Do të luftoj gjithmonë për ju, do të shoh, do të dëgjoj dhe ju them që e ardhmja e këtij vendi do të jetë e shkëlqyer. I uroj kësaj administrate sukses dhe mendoj se do t’ia dalin. Kanë një bazë spektakolare nga t’ia nisin. Në një lloj forme, do të kthehem. Shihemi së shpejti”. (A2 Televizion)