Trump po mendon rihapjen: Kam autoritet të plotë të vendos për shtetet

Nga A2 CNN
14 Prill 2020, 13:00 | Bota
Trump po mendon rihapjen: Kam autoritet të plotë të vendos

Presidenti amerikan këmbëngul se ka autoritetet të plotë për të lehtësuar kufizimet ndaj pandemisë së COVID-19, në kundërshti me atë që thonë guvernatorët dhe ekspertët ligjorë.

Republikani deklaroi të hënën në konferencën e përditshme, se administrata e tij po finalizonte planin për rihapje të ekonomisë amerikane, e cila është dëmtuar rëndë për shkak të krizës.

https://a2news.com/2020/04/13/me-pak-viktima-po-te-kishim-nderhyre-me-pare-trump-shkarkon-ekspertin-e-njohur-ne-rrjetet-sociale/

Ai sinjalizoi se 1 maji mund të jetë një datë e mundshme kthese. Por kur gazetarët ngritën dyshimet mbi faktin nëse Trump ka autoritetin për t’iu imponuar autoriteteve lokale lidhur më urdhrin e qëndrimit në shtëpi, ai u kundërpërgjigj;

 “Po jua them shumë thjeshtë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka autoritetin të marrë vendimet. Është ai që vendos”, tha Donald Trump.

https://a2news.com/2020/04/12/shba-kalon-viktimat-e-italise-per-here-te-pare-shpallet-gjendja-e-emergjences-ne-50-shtetet-e-saj/

Por Kushtetuta amerikane thekson se janë shtetet ato që ruajnë rendin dhe sigurinë e publikut, edhe ekspertët ligjorë pohojnë se presidenti nuk ka autoritetin për të përmbysur kufizimet e shëndetit publik, të vendosura nga shteti apo në nivel lokal.

Numri një i Uashingtonit u përplas edhe me mediat, duke i kritikuar për mënyrën se si kishin raportuar lidhur me krizën.

Ndërkohë, guvernatorët e disa shteteve po diskutojnë rinisjen e aktivitetit ekonomik, pa u konsultuar me administratën Trump. Zyrtarë në Nju Jork, Nju Xhersi, Rode Island, Konektikat, etj, premtuan se do të kenë një rihapje të përmbajtur, edhe pse nuk caktuan një afat.

Shtetet e Bashkuara janë tashmë epiqendra e pandemisë së koronavirusit me mbi 680 mijë raste dhe më shumë se 23 mijë e 600 vdekje të konfirmuara. Vetëm Nju Jorku ka gati 200 mijë të infektuar dhe mbi 10 mijë vdekje, por guvernatori Andrew Cuomo pretendon se më e keqja ka kaluar.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos