Franca zgjat izolimin deri më 11 maj, Macron: Koronavirusi na gjeti pa përgatitur

Nga A2 CNN
13 Prill 2020, 22:28 | Bota
Franca zgjat izolimin deri më 11 maj, Macron: Koronavirusi na gjeti pa

Presidenti francez, Emmanuel Macron mbajti një tjetër deklaratë drejtuar kombit të tij për situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Kreu i Elysee deklaroi se pandemia ende nuk ka arritur pikun në Francë dhe për këtë arsye masat shtrënguese dhe izolimi do të zgjaten deri më 11 maj.

Shifrat e ditëve të fundit kanë risjellë një dritë në fund të tunelit edhe për Francën e megjithatë Macron u shpreh se “shpresa është rikthyer, por asgjë nuk është më e sigurtë.

Më tej presidenti francez pranoi se edhe vendi i tij, ashtu si shumë vende të tjera nuk ishte përgatitur si duhej për t’u përballur me këtë pandemi që iu ka marrë jetën mijëra personave.

“Kishim mungesa në veshje mbrojtës, maska, ashtu si dhe vendet e tjera. Morëm vendime shumë të vështira. Shumë spitale anembanë vendin janë ende nën presion për shkak të pacientëve në terapi intensive”, u shpreh Macron. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos