Trump pushon nga puna Këshilltarin Kombëtar të Sigurisë

Nga A2 CNN
10 Shtator 2019, 18:25 | Bota
Trump pushon nga puna Këshilltarin Kombëtar të Sigurisë

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump humbet një tjetër emër. Kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi personalisht shkarkimin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, John Bolton.

Natyrisht, njoftimi erdhi përmes Twitter-it, ku shpjegoi dhe arsyen: “Informova John Boltonin se shërbimet e tij nuk ishin më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë. Kisha mospajtime të mëdha me shumë nga sugjerimet e tij, siç kishin dhe të tjerë në administratë, prandaj i kërkova dorëheqjen, e cila më erdhi në mëngjes”.

Sipas raportimeve nga CNN, Trump dhe Bolton kishin pasur një përplasje të ashpër kohët e fundit. Këshilltari kishte kundërshtuar bisedimet për paqe me talebanët, por Presidenti amerikan e kishte anashkaluar atë gjatë fundjavës, duke mbështetur ftesën ndaj talebanëve për të finalizuar paktin e paqes me qeverinë e Afganistanit.

Ndërkohë, Bolton u bë i njohur edhe në Ballkan me deklaratën e tij pro shkëmbimit të territorit mes Kosovës dhe Serbisë. Një deklaratë që ngjalli mjaft skepticizëm në qasjen e qeverisë amerikane ndaj këtij rajoni.

Kohëve të fundit u përfol edhe për një përfshirje të drejtëpërdrejtë të tij në gjetjen e zgjidhjes finale mes Prishtinës dhe Beogradit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos