Trump sfidon Biden me testin e drogës përpara debatit

Nga A2 CNN
27 Gusht 2020, 10:26 | Bota
Trump sfidon Biden me testin e drogës përpara debatit

Presidenti amerikan, Donald Trump, sfidon rivalin demokrat, Joe Biden, me kryerjen e një testi droge përpara debatit të tyre të parë që mbahet muajin e ardhshëm.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha për “Washington Examiner” se kishte vënë re një përmirësim të menjëhershëm të Biden në debatet televizive.

Presidenti nuk ofroi prova që rivali i tij mund të ishte nën efektin e drogës, por vetëm pohoi se “është shumë i mirë në kuptimin e këtyre situatave”.

Biden dhe Trump do të kenë 3 debate televizive përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit. Edhe në zgjedhjet e 2016, Trump sfidoi rivalen Hillary Clinton me testin e drogës, por demokratja e anashkaloi atë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/08/27/konventa-republikane-nata-e-pence-shba-sdo-te-kete-siguri-me-fitoren-e-biden/

A2 CNN Livestream

Latest Videos