Rusia publikon pamjet e shpërthimit bërthamor 3333 herë më të fuqishëm se Hiroshima

Nga A2 CNN
26 Gusht 2020, 21:30 | Bota

Autoritetet ruse kanë publikuar disa pamje të rralla të shpërthimit më të madh bërthamor që është realizuar ndonjëherë, i shkaktuar nga bomba Car që u testua në Detin Barent në vitin 1961.

Pamjet të konsideruara sekret deri më tani, tregojnë impaktin që ka shkaktuar bomba 50 megatonëshe e cila shpërtheu me fuqinë që do të kishin 50 milionë tonë eksplozive konvencionalë, ose e thënë ndryshe ishte 3333 herë më e fuqishme se bomba e Hiroshimës.

Kamerat janë të pozicionuara disa milje larg vendit të shpërthimit dhe janë përshtatur që flashi i bombës të mos i verbonte. 

Pamjet janë mbajtur sekret nga Kremlini për 6 dekada dhe u shfaqën në 20 gusht nga agjencia bërthamore ruse Rosatom me rastin e 75-vjetorit të krijimit të saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos