Trump shkarkon një tjetër zyrtar, po hetonte Mike Pompeo për abuzim të mundshëm

Nga A2 CNN
16 Maj 2020, 19:50 | Bota
Trump shkarkon një tjetër zyrtar, po hetonte Mike Pompeo për

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit Amerikan të Shtetit, Steve Linick, është zyrtari më i fundit i lartë që shkarkohet nga presidenti Donald Trump. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se Linick nuk gëzonte më besimin e tij dhe do të largohej nga posti brenda 30 ditëve.

Pak para se të njoftohej shkarkimi, kreu i Komisionit për Punët e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se inspektori kishte nisur hetimet ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i dyshuar për abuzim me postin.

Demokratët me në krye Nancy Pelosin akuzojnë presidentin se po hakmerret kundër funksionareve publike që po i kërkojnë llogari administratës së tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos