
Një ditë me zhvillime dramatike do të jetë kjo e sotmja në Nju-Jork, ku ish-presidenti Donald Trump do të dalë para gjykatës, për t’u përballur më akuza historike penale.
Në një udhëtim të ndjekur hap pas hapi nga mediat, manjati i pasurive të patundshme la shtëpinë e tij në Mar a Lago të Floridas dhe mbërriti në Nju Jork pasditen e së hënës, për t’iu dorëzuar autoriteteve të martën, ku do t’i lexohen edhe akuzat e ngritura nga një juri e madhe. Gjueti shtrigash, shkroi ai në platformën Truth Social, para seti drejtohej Nju-Jorkut. Ndërsa akuzat nuk janë mësuar ende, nuk dyshime mbi atë që do të jetë deklarata e Trump në gjykatë.
“Do të themi me zë të lartë dhe krenari, “I pafajshëm”, tha Joe Tacopina, avokat mbrojtës i Trump. Pas mbërritjes në aeroportin La Guardiatë, Nju Jorkut, me avionin personal që mbante emrin e tij, ish-presidenti hyri në një makinë SUV të zezë pa u përshëndetur nga askush, dhe u shoqërua drejt Manhatanit nga një eskortë policie e me agjentë specialë. Nju-Jorku, qyteti më i madh në vend, është blinduar nga masa të forta sigurie me autoritet që kishin një mesazh të qartë për të gjithë ata që planifikojnë rrëmujë.
“Për turmat e zemëruar që mendojnë të vijnë në qytetin tonë, mesazhi ynë është i qartë dhe i thjeshtë: Kontrolloni veten", u shpreh, Eric AdamsNju Jork.
Siç mësohet, ish-presidenti e kaloi natën në kullën Trump, ku u konsultua me avokatët e tij. Më vonë, gjatë ditës, do të dorëzohet fillimisht te zyra e prokurorit Alvin Bragg, e më pas do të dalë në gjykatë ku do t’i lexohen të plota akuzat, gjatë seancës që është planifikuar të nisë në 14:15 me orën lokale.
Ish-presidenti është hetuar lidhur me pagesën prej 130 mijë dollarësh që i ka bërë aktores së filmave porno, Stormy Daniels, për ta detyruar të heshtë lidhur me marrëdhënien e pretenduar seksuale parazgjedhjeve të 2016-s. Blerja e heshtjes nuk përbën krim në SHBA, por prokuroi i Nju Jorkut, u përqendrua te manipulimet me të dhënat financiare të organizatës Trump, për fshehjen e pagesës. (A2 Televizion)