Trump tërheq ushtarët nga Gjermania, janë disa vendet që do të “përfitojnë”

Nga A2 CNN
29 Korrik 2020, 18:51 | Bota
Trump tërheq ushtarët nga Gjermania, janë disa vendet që do

Edhe pse është folur prej kohësh, tashmë është zyrtarizuar vendimi i presidentit Donald Trump për të rikthyer nga Gjermania rreth 12 mijë ushtarë amerikanë që gjenden aty, si përgjigje për atë që presidenti quan mosangazhim i Berlinit në kuotën financiare të NATO-s.  

Lajmin e zyrtarizoi vetë sekretari i Mbrojtjes Mark Esper, i cili dha edhe shifra më të sakta mbi trupat ushtarake të transferuara.

Nga 12 mijë ushtarët, 6400 do të kthehen në SHBA, ndërkohë që 5400 do të shpërndahen në Europë, në bazat ekzistuese të NATO.  

Deri më tani destinacioni mbetej i kufizuar në hipoteza, por tashmë dihet që një pjesë e mirë do shkojë në Itali, Ku Wall Street Journal flet për dy batalione si dhe një pjesë e flotës së avionëve F-16.

https://a2news.com/2020/07/01/trump-aprovon-planin-shba-redukton-pranine-ushtarake-ne-gjermani/

Por përforcime mund të kenë edhe vende lindore si Polonia dhe vendet baltike, që shpesh herë i kanë kërkuar Pentagonit ndihmë për të përballur provokimet e shpeshta ruse në hapësirën ajrore.  

Prania e ushtarëve amerikanë në Gjermani do të bie në këtë mënyrë nga 36 mijë në 24 mijë, si pasojë e mosarritjes së Berlinit të kuotës së 2% të GDP-së për shpenzimet ushtarake.

“Shpenzojmë shumë para në Gjermani, ata përfitojnë nga ne në tregti dhe në ushtri, prandaj vendosëm të reduktojmë forcat tona aty”, tha sot presidenti Trump.

Në fakt ky operacion do të jetë i gjatë dhe ndoshta do të duhen vite për t’u përfunduar, dhe mund t’i kushtojë Uashingtonit miliarda dollarë, por edhe mund të anulohet nga presidenti i ardhshëm amerikan, në qoftë se nuk do të jetë më Donald Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos