Trupat ruse tërhiqen nga qyteti kyç i Khersonit

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2022, 17:05 | Bota
Trupat ruse tërhiqen nga qyteti kyç i Khersonit

Ushtria ruse është urdhëruar të tërhiqet nga qyteti kyç i Khersonit në Ukrainë. Gjenerali rus Sergei Surovikin tha se urdhri është dhënë pasi nuk është më e mundur të vazhdohej të furnizohej më ushtria.

Kjo lëvizje do të thotë se tashmë ushtria ruse është tërhequr tërësisht nga bregu perëndimor i lumit Dnipro. BBC shkruan se kjo është një goditje e rëndësishme pasi Rusia është duke u përballur me një kundërofensivë të Ukrainës.

https://a2news.com/2022/11/09/brenda-qytetit-ukrainas-me-te-shkaterruar-nga-lufta/

Njoftimi erdhi menjëherë pasi mediat ruse raportuan se nënkryetari i Khersonit, Kirill Stremousov, ishte vrarë në një aksident automobilistik.

https://a2news.com/2022/11/08/rusia-nis-ndertimin-e-dhembeve-te-dragoit-strategjia-per-te-ndaluar-avancimin-e-ukrainasve/

Edhe pse përparimi i ushtrisë ukrainase ishte ngadalësuar javët e fundit, furnizimi i ushtrisë ruse në atë rajon, përgjatë lumit Dnipro, ishte bërë gjithnjë e më i vështirë pasi raketat ukrainase shkatërruan disa ura të lumit.

Përpara tërheqjes së ushtrisë, Rusia zhvendosi mijëra civilë nga qyteti me anije. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos