Kudo nëpër Shqipëri, këto ditë mund të hasësh turistë nga më të ndryshmit. Ka aventurierë që udhëtojnë me çanta shpine, të tjerë që janë kureshtarë për historinë e vendit, shumë zgjedhin paketa me të gjitha të përfshira në bregdet. Shqipëria është aq e larmishme, sa ka vend për të gjithë. Ka nga ata që nuk kursejnë, por ka dhe shumë “koprracë”. Në fund të fundit, në Shqipëri shumë prej tyre vijnë sepse kanë dëgjuar se është lire. “Pjesa më e madhe nuk preferojnë të shpenzojnë shumë, teksa turistët e aventurës janë “me duar në xhepa” – shkruan Monitor. Do të komentojmë shifrat e deritanishme të prurjeve të turizmit, me producentin Angelo Haruni, në orën 7:45. (A2 Televizion)
Turistët në Shqipëri, nga pijedashësit tek “kopracët”, alkooli preferohet nga holandezët e gjermanët
