Turistëve në Gjirokastër u mungoi muzeu etnografik dhe shtëpia e Kadaresë

Nga A2 CNN
4 Shtator 2022, 16:54 | Aktualitet
Turistëve në Gjirokastër u mungoi muzeu etnografik dhe

Vlerat historike, etnografike dhe kulturore që mbart qyteti muze i Gjirokastrës i mbrojtur nga UNESCO, e kanë bërë këtë qytet një ndër më të vizituarit këtë sezon veror nga turistet vendas dhe të huaj.

Ndonëse shifrat flasin për një fluks disa herë më të lartë të vizitorëve krahasuar me vitet e mëparshme, sërish, Gjirokastra duket se ende nuk ka ofruar gjithë arsenalin e saj historik dhe kulturor.

Kjo pasi dy prej muzeve më të kërkuar për t’u vizituar, siç është ai etnografik i ngritur në shtëpinë e ish-diktatorit të komunizmit Enver Hoxhës si dhe shtëpia muze e shkrimtarit me famë botërore Ismail Kadare, nuk kanë qenë në funksion gjatë këtij sezoni për vizitorët.

Drejtori i turizmit në bashkinë e Gjirokastrës, Blerim Kore, e pranon këtë realitet, ndërsa shprehet se kërkesat e vizitorëve ushtruan një presion pozitiv që këto dy muze të hapen "së shpejti gjatë muajit shtator".

Fluksi i vizitorëve pritet të vijojë në kalldrëmet e Gjirokastrës edhe gjatë vjeshtës, kur turistët do të kenë në dispozicion më shumë ambiente dhe asete për të vizituar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos