“Turp, plehra”, qytetarët reagojnë pasi Bashkia Korçë i fton që të blejnë bileta për koncertin e Bregoviçit

Nga A2 CNN
11 Gusht 2021, 22:43 | Aktualitet
“Turp, plehra”, qytetarët reagojnë pasi Bashkia

Nata e fundit e Festës së Birrës në Korçë, që përkon me koncertin e Goran Bregoviçit, do të jetë me biletë. Bashkia Korçë, në një postim në Facebook, fton qytetarët që të blejnë bileta me çmim 1000 lekë për një festë e cila ka karakter publik.

Nuk kanë munguar reagimet në komente. “Edhe falas të jetë, nuk vete”, “Festa e birrës me biletë... ku po shkon kjo botë, asnjeri nuk e di”, “Legena, plehra”, ishin disa nga komentet.

Në asnjë edicion më parë të Festës së Birrës nuk ka pasur shitje biletash për të hyrë në koncert. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/07/protesta-per-koncertin-e-goran-bregovic-ne-korce-bashkia-nuk-terhiqemi-arti-nuk-eshte-politike/

A2 CNN Livestream

Latest Videos