All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Turqia kap një ndër 45 kriminelët më të kërkuar në Europë

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2022, 18:41 | Ballkani
Turqia kap një ndër 45 kriminelët më të kërkuar
All - Paragraf - 1

Autoritetet turke bëjnë me dije se kanë arrestuar gjatë një operacioni të zhvilluar të dielën, Zeljko Bojaniç, drejtuesin e grupit kriminal “Kavaç”.

Për Bojaniç kishte një urdhër arresti ndërkombëtar, ndërkohë që ai u gjet i fshehur në një lagje të Stambollit, ku strehohej prej disa kohësh me identitet të rremë.

All - Paragraf - 3

Klani “Kavaç” konsiderohet si një ndër bandat më të rrezikshme në Ballkani. Së fundmi, anëtarët e tij u akuzuan për vrasjen e bosit të grupit rival "Skaljari", Jovan Vukotiç në Stamboll.

Mediat turke raportojnë se Bojaniç, i cili njihet me pseudonimin "Boris", ishte ndër 45 kriminelët më të kërkuar të Evropës dhe hyri në Turqi me një pasaportë false.

(A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos