Turqia miraton përdorimin e vaksinës Sinovac të Kinës

Nga A2 CNN
13 Janar 2021, 19:06 | Bota
Turqia miraton përdorimin e vaksinës Sinovac të Kinës

Autoritetet turke i dhanë të drejtën për përdorimin emergjent vaksinës së COVID-19 të prodhuar nga Sinovac Biotech Ltd. e Kinës të mërkurën, dukei hapur rrugën për përhapjen e programit të vaksinimit të Turqisë, që do të fillojë me punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe grupe të tjera me rrezik të lartë.

Ministri i shëndetësisë i vendit, Fahrettin Koca dhe anëtarët e këshillit këshillimor shkencor të vendit morën dozat e para drejtpërdrejt në televizion, menjëherë pasi autoriteti rregullator shëndetësor, Agjencia Turke e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, njoftoi se kishte dhënë dritën jeshile për përdorim në vendin me 83 milionë banorë.

"Unë më parë kisha thënë se ka dritë në fund të tunelit dhe besoj se ditët para nesh do të jenë të ndritshme", tha Koca, ndërsa mori dozën e parë të vaksinës, e cila do të shpërndahet në dy doza.

Koca tha se programi i vaksinimit të Turqisë do të fillojë të enjten, duke filluar me punonjësit e kujdesit shëndetësor. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinohen, duke thënë se kjo ishte mënyra më premtuese për të mposhtur pandeminë.

Vaksina Sinovac iu nënshtrua studimeve në Turqi, Brazil dhe Indonezi dhe ka pasiguri për efektin mbrojtës.

Studiuesit në Brazil javën e kaluar thanë se vaksina është 78% efektive në mbrojtjen nga sëmundja simptomatike, por këtë javë ata njoftuan të dhëna që tregojnë përgjithësisht, efektiviteti është pak më shumë se 50%.

Studiuesit në Turqi dhe Indonezi kishin njoftuar nivele më të larta të efektivitetit, përkatësisht 91% dhe 65%, por ato studime ishin shumë të vogla për të qenë përfundimtare. Autoritetet globale të shëndetit kanë thënë se çdo vaksinë që është të paktën 50% efektive do të ishte e dobishme.

Vaksina e parë e dërgesës Sinovac, e përbërë nga 3 milionë doza, mbërriti në Turqi në fund të muajit të kaluar. Turqia ka planifikuar të marrë një total prej 50 milionë dozash.

Turqia kishte njoftuar më parë gjithashtu se kishte rënë dakord të prokuronte 4.5 milionë doza të vaksinës të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech, me një mundësi për të blerë 30 milionë doza të tjera më vonë, megjithëse presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha të hënën se bisedimet me BioNTech ishin në vazhdim.

Turqia ka raportuar rreth 2.34 milion infeksione dhe rreth 23,000 vdekje, ndërsa ka vendosur bllokimet e fundjavës dhe ndalimin e mbrëmjes për të luftuar rritjen e rasteve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/01/13/vaksina-kineze-per-pak-ngel-ne-klase-vetem-50-efektive/

A2 CNN Livestream

Latest Videos