
Turqia nuk i ka pranuar rezultatet e një referendumi të rremë në Krime në vitin 2014 dhe ka të njëjtin qëndrim të qartë në lidhje me referendumet e rreme që Rusia po zhvillon në territoret e pushtuara të Ukrainës.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i presidencës turke Ibrahim Kalin.
"Ne nuk besojmë se përpjekjet e njëanshme të referendumit janë të sakta. Ne njohim integritetin territorial të popullit dhe shtetit ukrainas. Ne qëndrojmë me Ukrainën," tha Kalin.
Ndërkohë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i kërkoi botës të dënojë "pseudo-referendumin" në vazhdim në katër provinca të Ukrainës. Në fjalimin e tij të përditshëm para kombit Zelensky tregoi se "bota do të reagojë në mënyrë absolutisht të drejtë ndaj pseudo-referendumeve: ato do të dënohen pa mëdyshje".
Zgjedhjet në provincat e kontrolluara, tërësisht ose pjesërisht, nga forcat ruse janë hedhur poshtë si "fiksion" nga Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë. (A2 Televizion)