Turqia ofron një anije për evakuimin e ushtarëve ukrainas nga Mariupoli

Nga A2 CNN
14 Maj 2022, 21:38 | Bota
Turqia ofron një anije për evakuimin e ushtarëve ukrainas nga

Turqia ka deklaruar se është gati të dërgojë një anije në Mariupol për të mundësuar evakuimin e ushtarëve të plagosur ukrainas dhe civilëve të tjerë nga uzina e çelikut Azovstal.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i presidentit Recep Tayyip Erdogan, Ibrahim Kalin në një intervistë për Reuters.

“Plani ynë parashikon që njerëzit e evakuuar nga fabrika e çelikut të sillen me rrugë tokësore në portin e Berdyansk, i cili si ndodhet në Detin Azov, dhe më pas një anije do t'i çojë ata në Stamboll”, u shpreh Kalin.

Evakuimi i ushtarëve nga metalurgjiku i Mariupolit është një ndër kërkesat kryesore të Ukrainës për të rinisur bisedimet me Rusinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos