
Tre persona janë burgosur në Hong Kong për vjedhje të objekteve të artit që thuhet se vlejnë miliona, duke përfshirë këtu disa letra të shkruara nga ish-udhëheqësi komunist kinez Mao Ce Dun.
Hajdutët nuk e kishin idenë se çfarë kishin vjedhur dhe as vlerën e saj dhe për këtë arsye ia shitën një koleksionisti amator për 25 dollarë. Vetë blerësi nuk e dinte vlerën e kaligrafisë dhe e preu atë përgjysmë që të mund ta ruante më lehtë.
Për të këtë arsye, autoriteteve vendosën t’i dënonin të pandehurit me nga dy vjet e gjysmë burg për secilin.
Letra e shkruar me dorë përmban detaje të një takimi të Partisë Komuniste Kineze dhe disa strofa të poezive të Maos. Pronari i saj pohon se ajo vlerësohet rreth 300 milion dollarë, megjithëse nuk dihet se kush e ka vlerësuar.
Dorëshkrimi u vodh gjatë një grabitje në shtator 2020, kur tre burra hynë në shtëpinë e Fu Chunxiao, një koleksionist i njohur i pullave dhe artit revolucionar. (A2 Televizion)