Shqipëria dështoi në ndeshjen e parë të kualifikimit në Euro 2020, duke humbur me rezultat të pastër 0-2 kundër Turqisë.
Nëse ndeshja kundër Turqisë e nëntorit 2017, kur kuqezinjtë fituan 3-2, mund të quhet një nga ndeshjet me bindëse të Kombëtares të Panuccit, ajo e sotmja mund të cilësohet si njëra nga më zhgënjyeset.
Edhe pse në fillimin e lojës lojtarët shqiptarë filluan me një presing që vuri në vështirësi mbrojtjen turke, me raste të mira me Balajn dhe në veçanti me Myrto Uzunin, aktiv por disi konfuz gjatë pjesës së parë.
Por pikërisht në momentin tonë më të mirë, një manovër e gabuar e mbrojtjes midis Xhakës dhe Xhimshitit në minutën ’21-të, i la hapësirë Burak Ylmaz për të shënuar.
Praktikisht, ndeshja e Shqipërisë, dhe shpresat për fitore mbarojnë këtu. Pjesa e parë mbaron me një kombëtare që nuk ka ide të qarta në sulm, dhe kishte humbur madje edhe agresivitetin.
Pjesa e dytë fillon pak a shumë në të njëjtin mënyrë, me turqit që godasin sërish me yllin e saj, milanistin Calhanoglu, i cili ndëshkon Etrit Berishën (në një ndeshje aspak të mirë personale) me një gjuajtje jashtë zonës.
Fillojnë koret fyese kundër trajnerit Panucci, madje një shishe uji godet Berishën, por as irritomi i tifozëve nuk vlen për të zgjuar Kombëtaren, i cili pati shumë pak mundësi për të depërtuar në zonën turke.
Humbja e sotme ul ndjeshëm mundësitë reale për kualifikim për Kuqezinjtë, dhe hap ndoshta krizën përfundimtare me trajnerin Panucci. (A2 Televizion)